Protestë Paqësore “Jo në Emrin Tim!” Pritet në Bruksel më 4 Tetor
Një protestë paqësore, e cila do të mbahet më 4 tetor në Bruksel nën thirrjen “Jo në emrin tim!”, është paralajmëruar nga organizatorët.
Sipas njoftimit të tyre, tubimi do të zhvillohet në sheshin Jean Reyplein, në zonën evropiane të Brukselit, nga ora 14:00 deri në 16:00.
Organizatorët theksojnë se protesta mbahet me moton “Lufta për liri nuk është krim”. Ajo synon të përcjellë një mesazh të qartë për paqen dhe kundërshtimin ndaj dënimeve të shqiptuara ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Pjesëmarrësit ftohen të bashkohen në këtë thirrje.
Ata bëjnë me dije gjithashtu se tubimi është zyrtarisht i autorizuar dhe do të shoqërohet nga forcat e Policisë së Brukselit.
