Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka deklaruar se pret të bashkëpunojë me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, transmeton IndeksOnline.

Në reagimin e publikuar nga Ambasada amerikane thuhet se në fokus të këtij bashkëpunimi do të jenë paqja rajonale, stabiliteti dhe prosperiteti i ndërsjellë.

“Ambasada e SHBA-së pret me padurim të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin për të avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/