Rihanna është rikthyer në qendër të vëmendjes me koleksionin e ri të Savage X Fenty.

Këngëtarja dhe biznesmenja ka publikuar fotografi nga koleksioni i ri i të brendshmëve dhe, si zakonisht, me to veshur ka pozuar vet Riri, shkruan IndeksOnline.

Në koleksionin e ri theksohet ngjyra e kuqe, si një prej më të preferuarave të të brendshmëve.

Riri pozoi me një stil flokësh klasik, teksa vëmendjen e morën linjat e saj trupore.

Si çdo herë që krijon trende, ajo po i bën “in” edhe buzët e kuqe.