Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se procesi i Hagës ka qenë i padrejtë karshi krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një deklarim për IndeksOnline, Ismaili, i cili ishte edhe pjesë e ekipit ligjor të Kadri Veselit, tha se në këtë proces nuk ka pasur paanshmëri.
“Faktet kanë qenë thashetheme të shumta dhe, si i tillë, nuk ka qenë gjykim i drejtë. Pra, totalisht i kundërt me çdo standard që është dashur të ketë ai gjykim. Si i tillë, ata janë të pafajshëm në letra dhe fakte, por të fajshëm për një Gjykatë të manipuluar…” tha Ismaili.
Ai thotë se protestat që po shohim janë dëshmi se qytetarët janë të indinjuar dhe zemëruar nga vendimi i Speciales, teksa vlerëson se shteti është mbrapa me hapa dhe po ngecë në gjetjen e një zgjidhjeje.
Ismaili deklaroi se nuk ekziston asnjë arsye e asnjë obligim që duhet të ndalojë deputetët të votojnë projektligjin të hënën në Kuvend.
Ky është deklarimi i plotë i tij:
