Bardhyl Mahmuti, njëri prej themeluesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), ka folur në emisionin “Java” të Kanal10 lidhur me rastin e Behajdin Allaqit dhe procesin gjyqësor në Hagë.
Mahmuti deklaroi se seancat e këtij rasti nuk kanë qenë publike, duke theksuar se për këtë arsye nuk mund të dihet përmbajtja e saktë e prezantuar gjatë procesit.
Ai shtoi se nuk mund të japë një vlerësim përfundimtar pa shqyrtuar vendimin e shkruar. “Unë nuk mund të gjykoj para se të shoh çfarë është shkruar në aktgjykimin përfundimtar,” u shpreh Mahmuti.
Sipas tij, ajo që mbetet thelbësore është komunikata, në të cilën thuhet se Behajdin Allaqi është vrarë gjatë luftës me forcat serbe.
