Spanja dhe Anglia dhuruan spektakël në fushën e lojës në mbrëmjen e së shtunës në “Wembley” teksa u bënë protagoniste të përmbysjeve dhe kundërpërmbysjeve në rezultat me La Roja që arriti të mposhtë Tre Luanët 3-2 duke e çuar në 39 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje.

Trajneri Luis De La Fuente doli në konferencën për shtyp për të analizuar sfidën me të besuarit e Thomas Tuchel.

Ndeshja: ‘Patëm 6-7 minuta ku një superfuqi na bëri dëme. Besoj se në përgjithësi, ndeshja ishte nën kontroll. Në disa raste, na kushtoi të vraponim pas shpinës së kundërshtarit’.

Lëvdatat për skuadrën: E gjithë kjo uri është meritë e futbollistëve. Janë ambiciosë dhe me dëshirë për t’u përmirësuar. Kjo është meritë e këtij grupi që ka trguar vlera përtej aspektit futbollistik. Janë vlera jetësore që iu bashkohen talentit të madh futbollistik’

Seria e ndeshjeve pa humbje: ‘Nxjerr në pah rrugëtimin e këtij brezi. Shifrat janë aty. Është shumë e vështirë të bësh atë që po bën kjo skuadër. Ndeshja e radhës do të jetë sikur të jetë e fundit. Ky është sekreti’.

Penalltia e Anglisë: ‘Përmbysja nisi kur patëm 3 raste të pastra dhe nuk i shënuam. E shihja skuadrën të aftë për të reaguar në çdo rrethanë. Jam i sigurt se edhe me rezultatin 3-1 do të kishim reaguar njësoj’.

Ferran Torres: ‘Hugo Sanchez ishe shënuesi më i mirë me golat e shënuar me prekje të parë. Ferran është një goleador shumë i mirë. Jam i kënaqur me punën e tij dhe prej saj përfitoi më pas Mikel Oyarzabal. Kjo është një punë skuadre është forca që kemi’.

Lamine Yamal: ‘Nuk e di se çfarë i kërkon Barcelona. Ne i kërkojmë të bëjë atë që i përshtatet më mirë stilit tonë të lojës. Është një mrekulli që është me ne’.