Kombëtarja e Kosovës mbërrin në Vjenë, gati për përballjen me Austrinë
Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në stadiumin ku do të përballet me Austrinë në kuadër të Ligës së Kombeve. Futbollistët e Kosovës, të njohur si “Dardanët”, kanë arritur në stadiumin “Ernst-Happel” në Vjenë, vendi ku do të zhvillohet kjo ndeshje.
Kjo përballje i takon xhiros së dytë të Ligës së Kombeve, në Ligën B.
Trajnerët e të dyja kombëtareve kanë vendosur tashmë për formacionet startuese.
**FORMACIONET E PLOTA:**
AUSTRIA: Zawieztchisky; Veratschnig, Affengruber, Danso, Wober; Schlager, Seiwald; Wimmer, Wanner, Schmid; Adamu.
KOSOVA: Muric; Dellova, I. Krasniqi, Raçi; Vojvoda, Avdullahu, Hoxha, Gallapeni; E. Krasniqi, Muriqi, Zabërgja.
Ndeshja nis në orën 18:00.
