Moti i ndryshueshëm do të mbizotërojë në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme, me intervale me diell dhe vranësira, ndërsa në disa zona të hënën mund të ketë reshje të dobëta shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale nga e hëna deri të mërkurën do të arrijnë deri në 20–23 gradë Celsius.

Nga e enjtja temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë, me minimale nga 2 deri në 6 gradë Celsius dhe maksimale nga 18 deri në 22 gradë. Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalet nga 19 deri në 22 gradë Celsius. Era gjatë gjithë periudhës do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi deri në 5 metra për sekondë.

Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike gjatë kësaj periudhe do të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e njerëzve. Temperaturat e mëngjesit do të jenë relativisht të ulëta, sidomos në zonat e ulëta dhe malore, ndërsa gjatë ditës priten temperatura kryesisht të këndshme. Ndryshimet e temperaturave mes mëngjesit dhe mesditës mund të shkaktojnë ndjeshmëri te personat me sëmundje kronike. /Gazeta Express