Në Kosovë po organizohet “Festivali i Turshive”, një aktivitet që synon të promovojë produktet tradicionale, prodhuesit vendorë dhe përgatitjen e turshive.

Drejtoresha e Bujqësisë në Prishtinë, Jeta Rafuna, ka bërë të ditur organizimin e festivalit.

Në festival pritet të prezantohen lloje të ndryshme të turshive dhe produkteve tradicionale, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi t’i shijojnë dhe t’i njohin më nga afër prodhimet e fermerëve vendorë.