**Ganimete Musliu: Rinia është zgjuar dhe nuk është indiferente**
Ganimete Musliu ishte e pranishme edhe në natën e dymbëdhjetë të protestës në sheshin “Skënderbeu”.
Në një prononcim për portalin Indeksonline, ajo u shpreh se rinia tashmë është zgjuar nga gjumi dhe nuk qëndron indiferente ndaj situatës aktuale.
Musliu citohet të ketë thënë: “Jemi zgjuar nga gjumi. Jam shumë krenare që rinia është zgjuar, nuk është indiferente ndaj situatës dhe ka dhënë një mesazh.”
