Deklarata e Fatos Gecit përpara seancës plenare mbi Dhomat e Specializuara
Pak para fillimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur për miratimin e një deklarate lidhur me vendimet e Dhomave të Specializuara të Kosovës, deputeti i Lëvizjes “Guxo”, Fatos Geci, ka bërë një deklaratë.
Ai theksoi se qëndrimet e tij janë të qarta dhe se do të japë një intervistë pas përfundimit të seancës.
“Qëndrimet janë të qarta, besoj se i keni kuptuar. Do të jap një intervistë pasi të përfundojë seanca dhe nuk do t’i përsëris”, ka deklaruar ai.
