Janë identifikuar mbetjet mortore të dy personave, ka bërë të ditur Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur.
Gara ka deklaruar për RTK-në se mbetjet e identifikuara nuk i përkasin “Grupit të Intelektualëve”.
Ky grup ishte në fokus të gërmimeve të fundit në Zubin-Potok.
Sipas Garës, mbetjet e dy personave janë gjetur në një lokacion tjetër dhe nuk kanë të bëjnë me gërmimet e zhvilluara në veri të Kosovës.
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e personave.
