**Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Obiliq**

Një person është arrestuar në Obiliq, nën dyshimin e përfshirjes në një rast të vjedhjes së rëndë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 19 shtator, në rrugën “Llapi”, ku dy persona të maskuar dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash nga arkat e një kompanie.

Pas hetimeve të thelluara, Njësiti hetimor i Stacionit Policor në Obiliq ka arritur të identifikojë dhe arrestojë njërin nga të dyshuarit.

I dyshuari me inicialet A.I., pas vendimit të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes. Personi tjetër i përfshirë në rast mbetet në kërkim nga organet e rendit.