Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane (EPP) ka miratuar një deklaratë për Serbinë, duke trajtuar ngjarjet e fundit lidhur me varrimin në Beograd të kriminelit të dënuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Kasapit të Bosnjës, Ratko Mlladiq.
EPP thotë se “skenat nga varrimi i kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq në Beograd ishin thellësisht shqetësuese”.
“Mlladiq ishte përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë dhe për një varg krimesh më të rënda të luftës të kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. Krimet e tij u vërtetuan nga gjykatat ndërkombëtare dhe nuk duhet të relativizohen, glorifikohen apo harrohen kurrë”, thuhet në deklaratë.
Partia Popullore Europiane thotë se dëshmoi nderimet publike dhe shtetërore në funeralin e Mlladiqit.
“Në vend që të përballemi me këtë trashëgimi të errët, ne dëshmuam nderime publike dhe shtetërore në funeralin e tij, pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë serbë dhe një shprehje të hapur mbështetjeje në hapësirat publike. Akte të tilla janë thellësisht shqetësuese dhe bien në kundërshtim të plotë me vlerat e pajtimit, respektit për viktimat dhe përgjegjshmërisë që qëndrojnë në themel të projektit europian”, thuhet në deklaratë.
“Asambleja Politike iu bashkua mosbesimit dhe dënimit të shprehur nga udhëheqja e PPE-së dhe komuniteti ndërkombëtar. Në kuadër të procesit të vazhdueshëm të shqyrtimit të SNS-së, këto ngjarje të fundit nuk mund të injorohen”, thuhet në fund të deklaratës.
The EPP Political Assembly adopted a statement on Serbia, addressing the recent events surrounding the funeral of convicted war criminal Ratko Mladić in Belgrade. pic.twitter.com/mT5Wnu5m8A
— EPP (@EPP) September 29, 2026
