Këngëtarja Elvana Gjata përkrah protestën e 1 tetorit “JO NË EMRIN TIM”
Këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, ka shprehur mbështetjen e saj për protestën “JO NË EMRIN TIM”, e cila do të mbahet më 1 tetor.
Kjo nismë qytetare organizohet kundër aktakuzës së Gjykatës Speciale në Hagë, ngritur ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Elvana Gjata është ndër artistët e shumtë që po përkrahin këtë veprimtari.
Protesta do të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke nisur nga ora 16:00.
