Grumbullimi i tanishëm i Argjentinës është i fundit për Lionel Messi.
“La Pulga”, do të vesh fanellën “Albiceleste” për herë të fundit javen e ardhshme në ndeshjen ndaj Beninit.
Ndërsa në një konferencë për shtyp, trajneri Lionel Scaloni mori një vendim ku njoftoi se fanella me numrin 10 s’do të veshet nga askush para ndeshjes në fjalë.
“Nuk do t’ia japim askujt deri në lamtumirën e Leos. Në kualifikuese, mund ta ndryshosh vazhdimisht, por ideja është që të qëndrojë i rregullt”, u shpreh Scaloni.
Ndeshja e fundit e Messit, do të luhet në “Monumental” të Buenos Airesit më 6 tetor./IndeksOnline/
