Mesfushori Leon Avdullahu, pas barazimit pa gola ndaj Izraelit, u shpreh se ky ishte edhe rezultat i merituar.

Për Klan Kosova, ai tha se fitorja ka qenë e merituar.

“S’e besoj që edhe fitorja kish me qenë e merituar, sepse as loja nuk ka qenë qysh e kemi paramenduar. Besoj që 1 pikë është ajo që e kemi merituar në fund”, tha ai.

Për mungesën e Vedat Muriqit, mesfushori i Hoffenheimit tha se ai është lider.

“Vedati është shumë i rëndësishëm, është lider, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Na mungon shumë”.

Për ndeshjen e radhës në “Fadil Vokrri” ndaj Austrisë, Avdullahu tha se ekipi duhet të përgatitet pasi është ekip shumë i mirë.

Sipas tij, synimi i ekipit është vendi i parë në Grupin 3 të Ligës B në Ligën e Kombeve.

“Me Austrinë na pret një lojë shumë e vështirë, dhe duhet të përgatitemi. Duhet të jemi pozitivë, për mua synimi është vendi i parë në Grup”, tha Leoni.