Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, falënderon qytetarët për mbështetjen në protestë: “Pafajësi dhe Liri!”
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në protestën e zhvilluar në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Përmes një postimi në ‘InstaStory’, Endrit Thaçi theksoi se prania masive e qytetarëve dëshmon se e vërteta e një populli nuk mund të burgoset. Ai vijoi duke shkruar se kauza e tyre për drejtësi përmblidhet në dy fjalë: Pafajësi dhe liri.
“Për ne, drejtësia ka vetëm dy fjalë: Pafajësi dhe liri dhe nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë atë! UÇK”, shkroi ai.
