Ramadani kërkon seancë urgjente për votimin e ndryshimit dhe plotësimit të ligjit për Dhomat e Specializuara

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka bërë thirrje Kuvendit të thërrasë menjëherë një seancë për votimin e ligjit, i cili është kërkuar nga qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ramadani ka shkruar: “Thirreni seancën sot menjëherë! Ta votojmë ligjin që qytetarët e kërkuan prej 17 ditësh në protestë! Çfarë po prisni?”

Ai ka theksuar nevojën që kërkesa e protestuesve të procedohet dhe ligji të hidhet në votim pa vonesa.