Trajneri i Shqipërisë largon tre lojtarë nga lista për ndeshjen me Finlandën

Trajneri Rolando Maran ka marrë disa vendime kyçe në lidhje me përbërjen e ekipit për ndeshjen kundër Finlandës, e cila do të zhvillohet në orën 15:00. Ai ka vendosur të lërë jashtë listës tre futbollistë, një zgjedhje që ka ngjallur habi.

Tre lojtarët e larguar për arsye taktike janë Samuele Sina, i cili e nisi si titullar ndeshjen e fituar kundër San Marinos, Klevi Qefalija i Dinamos dhe Sabah Kerjota.

Ndërkohë, në listën e lojtarëve të rikthyer, të cilët do të merren në konsideratë në varësi të ecurisë së ndeshjes, janë Feta Fetai, kapiteni i ekipit U-21, dhe Klisman Cake, i cili është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi. Për sa i përket Luis Hasës, ai vazhdon të ketë temperaturë dhe do të jetë në dispozicion vetëm për ndeshjen e fundit në shtëpi.