Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka bërë thirrje për bashkim të spektrit politik, duke thënë se vendi ndodhet para një momenti të rëndësishëm.
Haradinaj ka thënë se sot është koha për t’u bashkuar dhe jo për t’u turpëruar para historisë.
“Kanë mbetur më pak se shtatë orë për ta votuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Kurti nuk po e bën hapin për votimin e tij”, ka thënë Haradinaj, raporton IndeksOnline.
Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se sot “ranë maskat” dhe se ai e ka “kurthuar” si ligjin, ashtu edhe vendin.
Sipas Haradinajt, Kurti po e lë në gjysmë Ligjin për Dhomat e Specializuara në momentin më të keq për vendin.
“Kurti po e çon vendin në zgjedhje, duke e lënë qytetarin pa zgjidhjen e nevojshme”, ka deklaruar Haradinaj. /IndeksOnline/
