Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka njoftuar se kryeministri Kurti do të mbajë konferencë për media, sonte në orën 19:45.
Manxhuka në një njoftim në FB ka shkruar:
Sonte, në 19:45, Kryeministri Kurti mban konferencë për media.
Konferenca mbahet në Zyre të Kryeministrit.
Ftojmë mediat ta përcjellin!
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se partia e tij vazhdon të mbajë qëndrim të njëjtë se së pari duhet të kalojnë edhe në lexim të dytë ndryshimet e propozuara në ligjin për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.
Duke folur në një konferencë për media pas ofertës së Kurtit për votimin e Bekim Sejdiut për president fillimisht, para kalimit të ndryshimeve në ligjin në fjalë, Hamza tha se kërkesa e tyre nuk mund të lidhet me zgjedhjen e presidentit të ri.
Afati për zgjedhjen e presidentit të ri mbaron sonte në mesnatë.
