Edhe pak orë kanë mbetur deri në skadimin e afatit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, në të kundërtën vendi mund të shkojë në zgjedhje.
Ndërkohë, pranë Kuvendit të Kosovës po shtohet numri i protestuesve, por edhe prania e forcave policore.
Situata është tensionuar më tej, pasi protestuesit kanë nisur të hedhin fishekzjarre në drejtim të hapësirës përreth Kuvendit.
Zhvillimet në qendër të Prishtinës po vazhdojnë, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të arrihet marrëveshje për zgjedhjen e presidentit brenda afatit.
