Nicole Scherzinger zbulon djegiet e rënda nga uji i valë: Skena pas perdes
Këngëtarja Nicole Scherzinger ka ndarë me fansat pamje të djegieve të rënda që pësoi në këmbë, vetëm një orë para se të ngjitej në skenë në Dyseldorf, Gjermani. Anëtarja e njohur e “Pussycat Dolls” u dogj nga uji i valë, duke i shkaktuar plagë dhe flluska të dukshme.
Pavarësisht dhimbjeve të forta, Scherzinger vendosi të mos e ndërpresë turneun evropian. Në fotografitë e publikuara, ajo shfaqet fillimisht duke u përgatitur për koncert, ndërsa më pas ka treguar dëmtimet e pësuara në këmbë.
“Ajo që shohin ata, kundrejt asaj që nuk shohin…”, shkroi ajo në postimin e saj, i cili u mbush shpejt me mesazhe mbështetëse. Mes tyre, edhe këngëtarja legjendare Gloria Gaynor i dha kurajo, duke shkruar: “Ti je një luftëtare!” Pas koncertit në Dyseldorf, Scherzinger kishte theksuar: “Nuk ka asgjë si të të bjerë ujë i valë mbi këmbë një orë para performancës – por shfaqja duhet të vazhdojë.”
Ndërkohë, rikthimi i “Pussycat Dolls” është shoqëruar edhe me polemika. Turneu i planifikuar në SHBA dhe Kanada u anulua për shkak të shitjeve të ulëta të biletave, ndërsa koncertet në Evropë po vazhdojnë sipas planit. Gjithashtu, formacionit aktual i mungojnë tre anëtare origjinale, Carmit Bachar, Jessica Sutta dhe Melody Thornton, të cilat kanë shprehur pakënaqësi për menaxhimin e ribashkimit të grupit.
