Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka komentuar shtrëngimin e duarve me kryeministrin Albin Kurti dhe kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. Ky veprim vjen pasi mbrëmë liderët arritën marrëveshje për çështjen e Ligjit për Gjykatën Speciale dhe emrin e presidentit.
Para gazetarëve, Hamza theksoi se me liderët e partive të tjera ata janë kundërshtarë në politikë, por nuk e konsideron të drejtë që populli të polarizohet deri në armiqësi.
“Mendoj se komunikimi duhet të ekzistojë. E kam thënë edhe dje, ne do të konkurrojmë me ide dhe programe, si dhe me kritika të bazuara dhe konstruktive. Ne jemi kundërshtarë politikë, por jo për të polarizuar popullin dhe qytetarët e Kosovës deri në armiqësi”, tha Hamza.
