**IPKO mundëson bartjen e numrit: Mbani numrin tuaj, përfitoni nga teknologjia 5G dhe mbulimi i gjerë**
Kompania e telekomunikacionit IPKO ka njoftuar se tashmë përdoruesit e telefonisë mobile në Kosovë kanë mundësinë të kalojnë në rrjetin e saj duke ruajtur numrin ekzistues. Ky shërbim, i cili nuk kërkon pagesë, ofron qasje në teknologjinë 5G, mbulim të gjerë të popullsisë dhe oferta konkurruese, si dhe kujdes të përkushtuar ndaj klientit.
Me fillimin e zbatimit të bartshmërisë së numrave në Kosovë, IPKO u jep mundësi përdoruesve të përfitojnë nga rrjeti i saj i avancuar pa ndryshuar numrin dhe pa paguar për shërbimin e bartjes.
IPKO thekson se rrjeti i saj mbulon 99.7% të popullsisë së Kosovës, duke siguruar lidhje të qëndrueshme dhe komunikim cilësor në të gjithë vendin. Kjo është rezultat i investimeve të vazhdueshme në infrastrukturë.
Sipas IPKO-s, teknologjia 5G dhe kapacitetet e avancuara të rrjetit garantojnë internet mobil me shpejtësi të lartë, duke përmirësuar përvojën e përdoruesve në komunikim, punë dhe argëtim përmes shërbimeve digjitale.
Kompania ofron pako konkurruese, të njohura si INFINIT, të cilat kombinojnë internet, minuta dhe përfitime të tjera për komunikim brenda dhe jashtë Kosovës. Këto pako ofrojnë fleksibilitet, duke i mundësuar klientëve të zgjedhin dhe ndryshojnë planet sipas nevojave, pa detyrime afatgjata kontraktuale.
Përvoja e klientit është prioritet për IPKO-n, e cila premton kujdes profesional dhe mbështetje të vazhdueshme, me synim zgjidhjen e shpejtë të kërkesave. Gjithashtu, theksohet se teknologjia VoLTE ofron cilësi më të lartë të thirrjeve zanore për përdoruesit me telefona të përputhshëm.
**Si të kaloni në IPKO?**
Procesi i bartjes së numrit është thjeshtuar dhe është pa pagesë. Përdoruesit e interesuar duhet të vizitojnë një pikë shitjeje të IPKO-s me një dokument identifikimi me fotografi. Numri duhet të jetë i regjistruar në emrin e tyre, ndërsa për numrat me kontratë kërkohet edhe fatura e fundit. Më pas, ata mund të zgjedhin pakon që u përshtatet më së miri, sipas nevojave për internet, minuta dhe shërbime të tjera. Kjo procedurë nuk kërkon kontakt me operatorin aktual, dhe klienti paguan vetëm për shërbimet e zgjedhura, sipas çmimeve dhe kushteve në fuqi.
Me këtë shërbim, IPKO synon t’u mundësojë përdoruesve të aksesojnë një rrjet të avancuar, internet të shpejtë, oferta konkurruese dhe kujdes të përkushtuar ndaj klientit, pa sakrifikuar numrin e tyre të njohur. Për informacione më të detajuara, klientët mund të vizitojnë pikat e shitjes së IPKO-s ose faqen zyrtare të kompanisë, www.ipko.com.
