Dy persona të gjetur të vrarë në Livoq të Gjilanit
Një ngjarje e rëndë, ku dy persona janë gjetur të vrarë, dyshohet të ketë ndodhur pak më parë në fshatin Livoq të Gjilanit.
Policia e Kosovës ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin, sipas informacioneve paraprake.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i kontaktuar nga IndeksOnline, ka bërë të ditur se do të japë një deklaratë zyrtare lidhur me incidentin pas rreth 15 minutash.
Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë zbardhur, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar dhe detaje të mëtejshme nga Policia e Kosovës.
IndeksOnline do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.
