**Vushtrria shënon fitoren e parë në Superligën e Kosovës**

Skuadra e Vushtrrisë ka regjistruar më në fund fitoren e parë në këtë sezon të Superligës së Kosovës.

Ata mposhtën Gjilanin me rezultatin minimal 1-0, falë golit të shënuar nga Urim Statovci në minutën e 60-të.

Kjo fitore thyen serinë negative prej shtatë humbjesh radhazi, duke qenë e para për Vushtrrinë në këtë edicion.

Megjithatë, Vushtrria vazhdon të mbajë vendin e fundit në tabelë me vetëm 3 pikë, ndërsa Gjilani renditet i gjashti me 11 pikë.