Tifozët e Manchester United kanë rikthyer banderolën e njohur në tribunën “Stretford End”, duke provokuar kështu rivalët e tyre të qytetit, Manchester Cityn.

Banderola mban mbishkrimin “51 VJET”, një ironi ndaj numrit të trofeve të fituar nga City që prej blerjes së klubit nga pronarët e Abu Dabit.

Kjo banderolë ishte shfaqur për herë të parë në vitin 2000, si simbol i viteve që Manchester City kishte kaluar pa fituar asnjë trofe. Ajo u hoq në vitin 2011, kur “Qytetarët” fituan Kupën e Anglisë (FA Cup), duke i dhënë fund pritjes 35-vjeçare për një trofe madhor.

Rikthimi i saj vjen në një kohë kur Manchester City vazhdon të përballet me polemika lidhur me çështjet financiare, dhe klubi ka paraqitur një ankesë kundër vendimit të komisionit të pavarur për këto çështje.