Barazim pa gola mes Comos dhe Romës në Serie A
Ndeshja e Serisë A mes Comos dhe Romës ka përfunduar me një barazim pa gola, 0-0.
Në stadiumin “Giuseppe Sinigaglia”, asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, pavarësisht mundësive të shumta të krijuara nga të dyja palët.
Për Romën, kjo ndeshje solli edhe një goditje të rëndë, pasi futbollisti i tyre kryesor, Donyell Malen, u ndëshkua me karton të kuq. Ai do të mungojë në dy ndeshjet e radhës.
Me këtë rezultat, “Giallorosët” mbeten në vendin e dytë me 14 pikë, ndërsa Como renditet e gjashta me 11 pikë.
