Olti Hyseni shkëlqen në Danimarkë: Gol dhe asist në fitoren e thellë të Brøndby-t

Skuadra e Brøndby-t ka shënuar një fitore bindëse 5:2 përballë Lyngby-t, në kuadër të javës së 10-të të Superligës daneze të futbollit.

Në këtë përballje, një paraqitje të jashtëzakonshme ka bërë futbollisti shqiptar, Olti Hyseni. Ai ishte protagonist absolut, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist thelbësor në fitoren e thellë të ekipit të tij.

Për performancën e tij mbresëlënëse, Hyseni u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes, duke marrë notën maksimale 9.1.