Klodian Mihaj, angazhim i ri në Top Channel, ndjekësit i kërkojnë të mos heqë dorë nga dashuria.
Klodian Mihaj, ish-konkurrenti i edicionit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”, ka nisur një angazhim të ri profesional, duke iu bashkuar emisionit “E diell” në Top Channel.
Angazhimi i tij i fundit ka sjellë një lumë urimesh nga ndjekësit, të cilët i kanë dëshiruar suksese në këtë fazë të re të karrierës televizive.
Megjithatë, përveç urimeve, vëmendjen e publikut e kanë tërhequr edhe disa komente që prekin jetën e tij private, veçanërisht lidhjen e tij të mëparshme me Elijona Binakaj.
Disa prej ndjekësve i kanë drejtuar këshilla Klodit, duke e nxitur të mos dorëzohet lehtësisht para sfidave të dashurisë dhe duke theksuar se për një lidhje të vërtetë duhet luftuar.
Deri më tani, Klodian Mihaj nuk ka dhënë asnjë reagim lidhur me këto komente, duke lënë të hapur pyetjen nëse ai do të ndajë detaje mbi marrëdhënien e tij me Elijonën.
