KF Lepenci ka zyrtarizuar Astrit Fazliun si trajner të ri të skuadrës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, i cili ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Fazliun për të marrë drejtimin e ekipit, shkruan Indeksonline

Fazliu ka lënë gjurmë në historinë e KF Lepencit, pasi ishte pjesë e suksesit të madh të klubit, duke e inkuadruar skuadrën në Ligën e Parë të Kosovës.

Tashmë, trajneri do të ketë për detyrë ta udhëheqë ekipin drejt objektivave të radhës, me synimin për të vazhduar punën dhe për të arritur suksese të reja.

Përmes njoftimit zyrtar, KF Lepenci i ka uruar Fazliut suksese në detyrën e re, duke shprehur besimin se së bashku do të vazhdojnë të punojnë për realizimin e objektivave sportive.

/Indeksonline/