**142 lindje brenda një jave: Raporti i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK**

Klinika e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka bërë publik raportin javor për periudhën 5-11 tetor 2026, duke regjistruar gjithsej 142 lindje.

Sipas të dhënave të publikuara, gjatë kësaj jave janë regjistruar 84 lindje spontane dhe 58 lindje me prerje cezariane.

Nga këto lindje, 70 ishin meshkuj dhe 73 femra. Gjithashtu, u regjistrua edhe një rast i lindjes së binjakëve.