**Forcat Amerikane në Kosovë: Kalim Komande dhe Dislokim i Trupa të Reja në KFOR**

Komanda Rajonale-Lindje e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, ka mirëpritur kolonelin Jabari M. Miller në një ceremoni të ndërrimit të komandës. Forcat e Ushtrisë Amerikane, përkatësisht nga Regjimenti i 2-të i Kalorësisë dhe Divizioni i 1-rë i Këmbësorisë, kanë marrë përsipër misionin paqeruajtës në rajon.

Sipas njoftimit të publikuar nga Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF), ky ndryshim shënon kalimin nga Ekipi Luftarak i Brigadës së 53-të të Këmbësorisë te forcat e reja të angazhuara në teatrin e operacioneve.

Ky kalim i trupave paraqitet si pjesë e përshtatjes me konceptin e ri të NATO-s, të quajtur “NATO 3.0”, në kuadër të përpjekjeve të Aleancës për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Njoftimi thekson vazhdimin e angazhimit të ushtrisë amerikane në kuadër të KFOR-it, misionit të NATO-s që kontribuon në një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë.