Selin dhe Gimbo ndajnë çaste romantike, magjepsin ndjekësit
Selin ka ndarë me publikun një fotografi që tregon afërsinë me Gimbon, ku dyshja shfaqet para pasqyrës. Në imazh, Gimbo shihet duke e puthur Selinën në faqe, ndërsa të dy duken mjaft të lumtur.
Çifti, i njohur nga pjesëmarrja në “Big Brother VIP Albania” (BBVA), vazhdon të ndajë me ndjekësit momente të bukura nga përditshmëria, duke ekspozuar anën e tyre më romantike. Kjo fotografi e fundit, e shpërndarë nga Selin, ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave, duke sjellë një tjetër dëshmi të dashurisë mes tyre.
Burimi: Indeksonline
