Arsenalit i mungojnë dy yje për përballjen me Lille në Champions League

Klubi i Arsenalit ka konfirmuar se do të jetë pa dy prej yjeve të tij për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve kundër Lille-it.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Piero Hincapie dhe mesfushorin Martin Zubimendi, të cilët pësuan lëndime gjatë seancave të ngrohjes në ndeshjen e kaluar të Premier League kundër Leeds United.

Deri tani, nuk është bërë i ditur afati kohor i rikuperimit të lojtarëve dhe rikthimi i tyre në fushë.

Ndeshja mes Arsenalit dhe Lille-it do të zhvillohet nesër në stadiumin “Emirates”, duke nisur nga ora 21:00.