Victor Osimhen, sulmuesi i njohur nigerian, është parë sot duke mbërritur në stërvitjen e Galatasaray-t me një makinë luksoze, një Ferrari me vlerë prej rreth gjysmë milioni eurosh.

Sipas raportimeve të Indeksonline, ylli afrikan, i njohur për shpejtësinë dhe instinktin e tij për gol, u shfaq në kompleksin stërvitor të ekipit turk me automjetin e tij të shtrenjtë.

Gjatë mbërritjes, Osimhen ndaloi për t’iu përgjigjur kërkesave të tifozëve të pranishëm. Ai firmosi fanella dhe pozoi për fotografi, duke shfaqur afërsi me ta.

Kjo paraqitje e Osimhen vjen në një periudhë kur skuadra turke e Galatasaray-t po përgatitet intensivisht për një ndeshje të rëndësishme kundër Barcelonës, e vlefshme për Ligën e Kampionëve të UEFA-s.