Pisacane dhe Spalletti dënohen me kartonë të kuq pas ndeshjes

Tensionet pas ndeshjes mes Cagliarit dhe Juventusit kulmuan në një incident mes trajnerëve Fabio Pisacane dhe Luciano Spalletti gjatë shkëmbimit të përshëndetjeve.

Ngjarja ndodhi teksa dy trajnerët po shkëmbenin përshëndetjet në fund të takimit. Sipas pamjeve filmike, Pisacane e kapi Spallettin nga krahu, gjë që shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga trajneri i Juventusit, duke përshkallëzuar situatën, raporton Indeksonline.

Ndërhyrja e anëtarëve të stafit qe vendimtare për të qetësuar gjakrat dhe për të parandaluar një përplasje të mëtejshme mes dy trajnerëve.

Si pasojë e incidentit, gjyqtari i ndëshkoi të dy me kartonë të kuq. Tashmë priten pasojat disiplinore të këtij rasti. Nuk përjashtohet mundësia që çështja të shqyrtohet nga organet disiplinore përkatëse të futbollit italian./Indeksonline/