Një tragjedi ka goditur familjen Arifi në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku të dielën mbeti i vrarë 29-vjeçari Bajram Arifi. Për vrasjen e tij dyshohet babai, Remzi Arifi, 53-vjeçar, i cili disa ditë pas ngjarjes vazhdon të jetë në kërkim nga policia.
Ngjarja e rëndë ndodhi brenda shtëpisë familjare. Rrethanat dhe motivet që çuan në këtë tragjedi ende nuk janë bërë të ditura nga autoritetet.
Që nga dita e diel, kur ndodhi vrasja, i dyshuari nuk është arrestuar. Autoritetet policore po punojnë intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Deri më tani, nuk ka informacione të tjera të detajuara lidhur me rastin, ndërsa detajet e plota të ngjarjes mbeten të paqarta. Rasti i rëndë, që ka tronditur fshatin Pogragjë të Gjilanit, po trajtohet nga organet kompetente.
