Baby Gee shpreh gëzimin pas konfirmimit të shtatzënisë: “Nuk më besohet…”
Këngëtarja Baby Gee, pas konfirmimit të lajmit të shtatzënisë së saj, ka ndarë me ndjekësit në Instagram emocionet e kësaj periudhe të re në jetën e saj.
Përmes një postimi në rrjetin social, ajo shkroi: “Nuk më besohet që tani mund të postoj gjithçka dhe t’ju mbaj në dijeni me çdo detaj.” Kjo frazë lë të kuptohet se ajo tashmë mund të ndajë më lirshëm detaje nga pritja e ëmbël me fansat e saj.
Në fotografinë e publikuar në InstaStory, këngëtarja shfaqej e buzëqeshur, ndërsa mesazhi i saj tërhoqi menjëherë vëmendjen pas njoftimit për shtatzëninë.
Tashmë, fansat presin me padurim të mësojnë më shumë nga vetë Baby Gee rreth këtij kapitulli të ri dhe emocionues të jetës së saj.
