Korporata Energjetike e Kosovës ka shpall tender afro 30 mijë euro për furnizimin me radiolidhje për sistemin e radiokomunikimit.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, vlera e saj është 29,467.76 euro, ndërsa operatori ekonomik që është shpërblyer me kontratë është kompania “TETRONIKS L.L.C.” nga Prishtina, raporton IndeksOnline.

Vlera e parashikuar për këtë aktivitet të prokurimit ishte 30 mijë euro, ndërsa procedura është zhvilluar e hapur me kriterin e çmimit më të ulët.

Në këtë aktivitet të prokurimit, KEK-u ka pranuar dy tenderë.

Oferta më e ulët e përgjegjshme ishte ajo e kompanisë fituese, në vlerë prej 29,467.76 eurosh, kurse oferta më e lartë e përgjegjshme ishte 29,948.40 euro.

Sipas dokumentit, kontrata është dhënë më 6 tetor 2026, ndërkaq nënshkrimi i saj është planifikuar për 19 tetor 2026.

Objektivi i kontratës është furnizimi me radiolidhje për sistemin e radiokomunikimit të Korporatës Energjetike të Kosovës. /IndeksOnline/