Barcelona përkujton debutimin e Lionel Messit 22 vite më parë
Më 16 tetor të vitit 2004, historia e futbollit ndryshoi thelbësisht. Pikërisht atë ditë, Lionel Messi bëri debutimin e tij zyrtar me fanellën e Barcelonës, në derbin ndaj Espanyolit. Ky debutim shënoi fillimin e një epoke të re në futboll.
Me rastin e 22-vjetorit të kësaj ngjarjeje, Barcelona postoi në llogaritë e saj zyrtare në rrjetet sociale një video nga paraqitja e tij e parë. Postimit i bashkëngjitej mbishkrimi i njohur: “Pjesa tjetër është histori.”
Dhe me të vërtetë, historia u shkrua. Messi u transformua në një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave me fanellën blaugrana. Ai shënoi plot 672 gola dhe dhuroi 303 asiste në 778 paraqitje, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.
Përveç kësaj, argjentinasi fitoi çdo trofe të mundshëm me Barcelonën, përfshirë dy “Tripleta” të famshme në vitet 2009 dhe 2015.
