Real Madridi ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të presidentit të La Ligës, Javier Tebas, pas deklaratave të tij, të cilat klubi madrilen i ka cilësuar si të papranueshme.

Tebas kishte krahasuar mënyrën e veprimit të drejtuesve të Real Madridit me metodat e Joseph Goebbelsit, ministrit të Propagandës në regjimin nazist, duke përfshirë edhe televizionin zyrtar të klubit në këtë krahasim, shkruan Indeksonline.

Përmes një komunikate zyrtare, Reali kërkoi largimin e Tebasit nga posti i presidentit të La Ligës dhe ai i zëvendëspresidentit të Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës.

Klubi madrilen theksoi se do të vazhdojë të mbrojë imazhin dhe interesat e tij, duke kërkuar edhe zbardhjen e plotë të çështjes Negreira, një prej skandaleve më të mëdha të futbollit spanjoll. /IndeksOnline/