Manchester City synon të zgjasë sa më shumë procesin e apelimit kundër Premierligës, lidhur me shkeljet e pretenduara financiare, raporton Sky Sports.
Rregullat e reja të Premierligës parashikojnë përfundimin e seancave të apelimit brenda 12 javësh. Megjithatë, ekipi ligjor i klubit anglez mund të argumentojë se ky afat nuk zbatohet për rastin e tyre.
Arsyeja është se Manchester City u akuzua fillimisht në vitin 2023, përpara se të hynin në fuqi rregullat e reja për afatin e apelimit. Për këtë arsye, kampionët anglezë synojnë të mbështeten te argumenti se rregullat e reja nuk duhet të zbatohen me efekt prapaveprues për një çështje të nisur më parë.
Çështja e Manchester Cityt mbetet një nga rastet ligjore më të mëdha në historinë e Premierligës, ndërsa kohëzgjatja e procesit të apelimit mund të ndikojë në kohën e marrjes së një vendimi përfundimtar.
