Eronita, partnerja e këngëtarit Blero, i ka dhënë fund kureshtjes së ndjekësve duke zbuluar së fundmi kujt i ngjan djali i tyre.
Përmes një postimi në Instastory, ajo ka ndarë një fotografi të vogëlushit, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin e shkurtër, por domethënës: “Blerimi 2”.
Me këtë përshkrim, Eronita la të kuptohej qartë se djali i ngjan shumë Bleros, duke e cilësuar me humor si një ‘version të dytë’ të këngëtarit.
Detaje të tilla nga jeta familjare e çiftit vazhdojnë të zgjojnë interesin e publikut dhe të ndjekësve.
