Chelsea ka shënuar fitore si mysafir ndaj Evertonit, me rezultat 0:2, në kuadër të Premierligës.
Heroi i londinezëve ishte Pedro Neto, i cili realizoi të dy golat e ndeshjes. Portugezi zhbllokoi rezultatin në minutën e 46-të, ndërsa vulosi fitoren në minutën e 90-të.
Me këtë triumf, Chelsea shkon në kuotën e 13 pikëve dhe ngjitet në vendin e katërt në tabelë, ndërsa Evertoni mbetet me 10 pikë në pozitën e gjashtë.
