Kamenicë: Konfiskohen 160 kilogramë mish pa dokumentacion përcjellës

Policia e Kosovës ka konfiskuar 160 kilogramë mish, të cilat transportoheshin pa dokumentacionin e nevojshëm përcjellës, në fshatin Novosellë të Kamenicës.

Rasti është regjistruar më 17 tetor, kur një automjet me targa vendase, i drejtuar nga një shtetas kosovar, u ndalua për kontroll rutinë.

Gjatë kontrollit, efektivët e policisë konstatuan se në automjet po transportoheshin 160 kilogramë mish, për të cilat nuk ekzistonin dokumente valide përcjellëse.

Malli i konfiskuar i është dorëzuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për trajtim të mëtejshëm dhe zbatimin e procedurave ligjore.