KB Peja ka gjetur trajnerin e tyre të ri.

Bëhet fjalë për malazezin, Bosko Radovic ish-trajnerin e Kombëtares së Malit të Zi, i cili zbarkon tani në basketbollin kosovar.

Ai zëvëndësoi grekun Michalis Kakiouzis, i cili u largua gjatë këtyre ditëve.

Radovic, së fundmi ishte në Kinë te skuadra e Guangdong Southern Tigers si asistent i Nenad Jakoljevic./IndeksOnline/