Auto Mita Lehtëson Blerjen e Veturave të Reja me Fushatën “Trade-In”
**Auto Mita ka lançuar me sukses fushatën e saj “Trade-In”, duke u ofruar klientëve mundësinë unike për të shkëmbyer veturën e tyre të vjetër me një model të ri, me 0 kilometra. Kjo nismë ka rezultuar në raste konkrete të klientëve që tashmë kanë përfituar nga kjo ofertë atraktive.**
Që nga fillimi i fushatës, një numër i konsiderueshëm klientësh kanë shfrytëzuar këtë mundësi, duke u larguar nga salloni i Auto Mitës me automjete krejtësisht të reja. Kjo dëshmon lehtësinë dhe praktikën e procesit, duke i kursyer klientëve mundimin e shitjes së veturës së tyre të mëparshme.
Ndër përfituesit është një familje e cila zgjodhi një Renault Captur të ri, duke përdorur veturën e tyre aktuale si pjesë të pagesës. Për ta, kjo ishte një mënyrë efikase për të kaluar në një model më të ri dhe modern.
Një tjetër klient shfrytëzoi të njëjtën ofertë për të kaluar nga një model Mercedes-Benz në një Renault Rafale me 0 kilometra. Ky model i ri sjell një dizajn elegant, teknologji të avancuar dhe një nivel të lartë komoditeti.
Edhe një kliente besnike e Auto Mitës ka vazhduar me një automjet të ri, duke kaluar nga Dacia Sandero Stepway në Renault Captur, falë mundësive të ofruara nga kjo fushatë.
Këta janë vetëm disa nga shembujt e klientëve që tashmë kanë përfituar nga oferta “Trade-In” e Auto Mitës, e cila e bën më të thjeshtë dhe më të përballueshme blerjen e një veture të re.
**Fushata Vazhdon – Rradha Mund të Jetë e Juaja!**
Përmes kësaj fushate, Auto Mita vazhdon t’u ofrojë klientëve mundësinë të shfrytëzojnë vlerën e veturës së tyre aktuale për blerjen e një modeli të ri Renault ose Dacia. Diferenca e pagesës mund të kryhet në para të thata ose me kredi.
Përveç mundësive të financimit, modelet e përfshira në ofertë vijnë me një garanci 10-vjeçare, duke ofruar siguri maksimale për vite me radhë.
Përpara se të vendosni veturën tuaj në shitje, drejtohuni tek Auto Mita! Informohuni për vlerën e automjetit tuaj, eksploroni modelet e disponueshme dhe zgjidhni atë që ju përshtatet më së miri.
Pra, ju mund të vini në Auto Mita me veturën tuaj të vjetër dhe të largoheni me një të re, me këste mujore që fillojnë nga 155 euro, nëpërmjet kushteve preferenciale të ofruara nga Bankat e Kosovës.
Për më shumë informacione ose për të kryer një provë-udhëtim, vizitoni sallonin e Auto Mitës ose kontaktoni në numrat 045 600 999 dhe 0800 30 333.
